“Kanë dalë prej Drenice në Prishtinë”, deputetja e PDK-së i reagon Dimalit të VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se deputetët e PDK-së kanë dalur nga Drenica në Prishtinë, duke shtuar se lypin me u nxeh dimrit por nuk e votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Lidhur me këtë deklaratë raciste, kanë reaguar nga Partia Demokratike e Kosovës. Deputetja e kësaj partie, Ariana Musliu-Shoshi e ka quajtur të kotë përpjekjen e deputetit nga Ferizaj për të ofenduar deputetë të caktuar.

“Dimal, kot mundohesh ti bashkë me partinë tënde me ofendu Drenicën e përfaqësuesit e saj!

Shenjë nuk na leni sepse historia na ka lartësu, e ajo nuk e përsëritë veten!

Vazhdo bëja avokatin Albinit se ka mbet i ngujuar në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Basha i ftuar në DPT te Fidani në ATV, ka komentuar refuzimin e kryeministrit Albin Kurti për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve duke iu kërkuar që së pari t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Nuk është kushtëzim për shkak se unë vlerësoj se si deputet nuk mundesh me pasë pyetje që e shpreh interesin e qytetarit mbrenda Kuvendit të Republikës derisa të njëjtin Kuvend refuzon me votu marrëveshje përafërsisht deri 350 milionë euro”.

“Është marrëveshja e KOSTT-it për përmirësimin e rrjetit energjetik. E kemi ngrohtoren e Prishtinës, se krejt këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, lypin me u nxeh dimrit por nuk e votojnë marrëveshjen që e rritin kapacitetin e ngrohtores në Prishtinë. E ki energjinë solare, 80 milionë marrëveshje ndërkombëtare.” – ka thënë ai.

“50 milionë të tyre janë grant, falas. E kemi marrëveshjen me Danimarkën për me ia dhonë burgun me qera. Jemi taku me Ministrin e Drejtësisë në Danimarkë dhe jemi zotu ta votojmë marrëveshjen ndërkombëtare. Të njëjtit deputetë janë zotu para Ministrit të Drejtësisë në Danimarkë, e këtu nuk e votojnë. Çka po ta merr mendja, si dalim na para Danimarkës tash.”- ka thënë Basha.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit: Ngriten sërish temperaturat këtë javë