Pjesëtarja e FSK-së shpërblehet me bexhin e komandantit të Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst
Oficer Kadet Endrita Brahimi është shpërblyer me bexhin e komandantit të Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Londër.
Në një njoftim zyrtar. Ambasada ka bërë të ditur se një shpërblim i tillë jepet për përpjekje të veçantë dhe kontribut të jashtëzakonshëm gjatë shkollimit.
“Edhe një arritje e veçantë e oficerëve të FSK-së në aktivitetet ndërkombëtare. Falënderim i veçantë për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës” thuhet mes të tjerash në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
Oficer Kadet Endrita Brahimi nga Republika e Kosovës shpërblehet me Bexhin e Komandantit të Akademisë Mbretërore Ushtarake Sandhurst. Ky shpërblim jepet për përpjekje të veçantë dhe kontribut të jashtëzakonshëm gjatë shkollimit për oficerë. Edhe një arritje e veçantë e oficerëve të FSK-së në aktivitetet ndërkombëtare.
Falënderim i veçantë për Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Urime Oficer Kadet Endrita Brahimi!