Pamje të rënda: Momenti kur polici malazez kap si kafshë profesorin shqiptar, e nxjerr zhag jashtë veturës

Pamje të reja janë publikuar pasditen e sotme nga episodi i dhunshëm i ndodhur në datën 16 janar në pikën e kalimit kufitar të Murriqanit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Profesori i ekonomisë Petraq Milo po udhëtonte me një autoveturë private në drejtim të Malit të Zi kur u përball me një incident të rëndë.

Nga pamjet e shfaqura ditën e sotme duket se si polici malazez e kap nga fytyra profesorin dhe më pas e nxjerr si kafshë nga makina.

Nëpërmjet pamjeve filmike dallohet se si profesori shqiptar shprehet në shqip dhe në anglisht se nuk ka bërë asgjë, por pikërisht pas kësaj fillon edhe dhuna ndaj tij.

Ndërkohë i habitshëm është fakti se përreth gjenden shumë shqiptarë por askush nuk bën asgjë.

Duket se patriotizmi i shqiptarëve ngel thjesht në internet por jo në rastet reale të jetës së përditshme.

VIDEO KËTU

Lexo edhe:  Lëndimi i Vedat Muriqit, mësohet sa do të jetë jashtë fushave