Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, dyshohet për një të vrarë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Podujevë, ku dyshohet se një person ka mbetur i vrarë.

Kështu kanë bërë me dije sinjalizuesit e Sinjalit, të cilët thonë se si pasojë e gjuajtjes me armë një person ka vdekur, teksa ende nuk dihen motivet e rastit.

Sinjali ka kontaktuar edhe komandantin e Policisë në Podujevë, por i njëjti ka refuzuar të përgjigjet, duke e ndalur telefonin.

Lexo edhe:  Kirurgu i njohur kërkon nga mjekët kosovarë të mos e braktisin Kosovën, tregon sa është paga e një specializanti në Gjermani