Përplasja me Princ Lekën, reagon për herë të parë Elia Zaharia

Elia Zaharia ka reaguar për herë të parë pas videos së përplasjes me Princ Lekën. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka falenderuar miqtë dhe dashamirësit për mbështetjen dhe kurajon.

“Miq dhe dashamirës, Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!”,  tha ajo.

Lexo edhe:  Santiana i jep fund beqarisë? Publikohen foto me vello