Çifti i vdekur nga fatkeqësia me trenin në Klinë, Gjocaj jep detaje për varrimin e tyre

Curr Gjocaj ka njoftuar se varrimi i çiftit të cilët kanë humbur dje jetën në një fatkeqësi tragjike në Klinë, do të varroset të hënën, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjocaj i cili më herët ka qenë udhëheqës i SHSKUK-së i ka familjarë çiftin e vdekur në mënyrë tragjike.

“Varrimi i çiftit FAHRI dhe VLORA (të cilët me datë 09.03.2024 humbje jetën tragjikisht) do të bëhet ditën e hënë, datën 11.03.2024”, ka thënë Gjocaj në njoftim.

“Funerali niset në ora 13:30 nga Gasallhone-ja ndërsa varrimi në ora 14″00 në varrezat e qytetit të Pejës.
E pamja do të jetë më datat 12 dhe 13 mars 2024 dhe fillon në ora 08″00 deri 12″00 në fshatin Baballoq, komuna e Deçanit dhe do te vazhdon pas iftarit nga ora 18″00 deri në ora 20:00 në qytetin e Pejës. Vendi i të pamës në qytetin e Pejës, do të njoftohet nesër në ceremoninë e varrimit.”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Operacioni ‘Goditja’: Për dy ditë me radhë, Policia arrestoi 14 persona dhe konfiskoi 19 armë