Aksident në magjistralen Prishtinë – Lipjan, policia në vendin e ngjarjes

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në aksin rrugor, Prishtinë – Lipjan.

Nga pamjet që ka sigruar gazeta Sinjali, shihen dy vetura që janë aksidentuar si dhe Policia në vendin e ngjarjes.

Për të lënduar ende nuk dihet, ndërkaq Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky aksident.

Lexo edhe:  Pas sherrit të fëmijëve, rrahën mes vete prindërit në Prishtinë