Pas debatit me Efin në spektakël, Kiara humb mbi 16 mijë ndjekës brenda natës

Moderatorja e njohur Kiara Tito është një prej banoreve të eliminuara e cila është rifutur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania me zgjedhjen e publikut.

Me rihyrjen e saj në këtë program, Kiara është komentuar për ndryshimin e sjelljes që ka pasur, me disa banorë që e kanë quajtur “tjetër njeri”.

Kiara ka pasur një debat të ashpër me Efin mbrëmjen e së martës, duke prishur kështu miqësinë e dikurshme që kishin së bashku.

Megjithatë këto veprime të moderatores duket se nuk janë pritur fare mirë nga fansat e saj, shumë prej të cilëve e kanë “ndëshkuar” me mos ndjekje në rrjetet sociale.

Ajo kishte plot 676 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram para spektaklit, ndërkohë që vetëm brenda natës ajo ra në 660 mijë.

Më shumë se 16 mijë ndjekës kanë hequr dorë nga Kiara në Instagram, pasi kanë parë veprimet e kësaj të fundit.

Ndryshe nga shumë prej banorëve të tjerë, Kiara gjendet në një komfort zonë, pasi ajo është në lidhje me këngëtarin Luiz Ejlli, i cili shquhet si një prej banorëve më të fortë të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

 

Lexo edhe:  Xeni anulon dasmat e këtij viti, e tregon arsyen