Përleshje në hotelin ‘Vita’ në Fushë Kosovë, kërcënohen me armë disa të huaj

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur para disa orësh në hotelin “Vita” në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se si pasojë e përleshjes, një person është dërguar në këtë qendër për trajtim, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për rastin.

Sipas informatave të para bëhet fjalë për një konflikt mes një kosovari, i cili dyshohet se ka kërcënuar me armë disa shtetasve të huaj dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë që njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme dhe mbledhjen e informatave që zbardhin rrethanat e ngjarjes.

Lexo edhe:  Zhduket një vajzë e mitur nga Fushë Kosova, babai i saj kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur