57 vjeçari nga Komorani u gjet i varur në Barnatore

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në një barnatore në Komoran, ku një person është gjetur pa shenja jete dhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

02 Press mëson se bëhet fjalë për 57-vjeçari Hajrullah Ramadanin nga Zabeli i Epërm i Drenasit, i cili është gjetur i varur në litar, në katin e dytë të barnatores, nga familjarët e tij.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së dhe njoftuan se i ndjeri u dërgua në këtë qendër pa shenja jete, ku vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i mjekëve në Emergjencë.

Ndërkohë që ende janë të njohura ende motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë ekzaminimi i lokacionit dhe janë marrë disa deklarata nga të afërmit e të ndjerit.

Gjendet i vdekur një 57 vjeçar në Komoran, dyshohet për vetëvrasje

Burimet thonë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Lajm i madh nga Strasburgu, Asambleja i thotë PO anëtarësimit të Kosovës në KiE