62-vjeçari nga Vushtrria e ruan në ‘qiell’ veturën e tij të vjetër

Bedri Sadiku qytetari nga Vushtrria merret me sport, që nga ora 5 e mëngjesit ai zgjohet dhe bënë vrapë çdo ditë.

Sadiku thotë se sporti i ka bërë shumë mirë atij, përveq që sporti e relakson atë ai tregon se kjo i ka ndikuar edhe te paraqitja e jashtme pasi që ai ka peshuar 120 kg ndërsa tani ai peshon 90kg.

Ai është 62 vjeçar dhe përveq sportit ai gjithashtu është edhe një person shumë kreativ.

Në Vushtrri ai ka vendosur veturën e tij të vjetër mbi një shtyllë, pasi sipas tij kjo veturë ka një domethënie të madhe për të.

Ai tregon se ka punuar shumë me të dhe se me të ka fituar të ardhurat e para.

“Kaniherë po thom gjynah është që e kam lënë në ara aty, sepse kjo makinë meriton një pallatë me ja bërë, fal Zotit e kësaj unë kam punu shumë dhë kam fituar”, tha ai në Dita e re në Kanal10./

Lexo edhe:  Ambasada amerikane shpërndan postimin e KFOR-it: Gati për të ofruar siguri për qytetarët e Kosovës