Nesër varroset i riu mitrovicas që vdiq në Francë

Nesër në Mitrovicë do të varroset i riu Leonard Gashi, i cili vdiq në Francë, shkruan Jepi zë.

Leonardi u aksidentua rëndë para dy javësh dhe nuk arriti të mbijetojë plagëve të marra. Ai vdiq disa ditë pas aksidentit, më 18 gusht.

Trupi i pajetë është sjellë në vendlindje ndërsa ceremonia e varrimit bëhet nesër në varrezat e Shipolit.

Lexo edhe:  Kurti insiston: Ura e Ibrit duhet të hapet, çështja e saj u mbyll në Bruksel më 2016-2017