Shkoi në pushime në Shqipëri, kur u kthye e gjeti oborrin bosh – hajnat ia zhdukin Audin në Novobërdë

Pushimet në bregdet i janë kthyer në makth një familjeje nga Novobërda, pasi gjatë mungesës së tyre hajnat kanë vjedhur veturën që ishte e parkuar pranë shtëpisë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se një 22-vjeçare nga fshati Kuscë e Epërme ka raportuar në Polici se persona ende të panjohur kanë vjedhur një veturë Audi A4 Caravan, me ngjyrë të zezë, në pronësi të familjes së saj.

Sipas kallëzimit, vjedhja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën 15-17 qershor, derisa familjarët ndodheshin për pushime në Shqipëri.

Kur janë kthyer në shtëpi, kanë vërejtur se vetura nuk ndodhej më në vendin ku ishte lënë, duke kuptuar se kishin rënë pre e hajdutëve.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e automjetit të vjedhur.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Familja ishte në pushime buzë detit. Në anën tjetër, hajdutët duket se kishin zgjedhur pikërisht ato ditë për t’ua zhdukur Audin nga oborri.

Lexo edhe:  Fermerja 70-vjeçare: Lopëve u kam vënë muzikë që të bëjnë qumësht më të mirë