14-vjeçari dërgohet me lëndime të rënda në Spitalin e Prizrenit, askush s’e di çfarë i ka ndodhur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku një fëmijë 14-vjeçar është dërguar me lëndime serioze në spital.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje për ndihmë mjekësore.

Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se viktima ka lëndime të rënda në kokë, por që nuk dihet se prej çka iu shkaktuan.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës, të cilët në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë dëshmitë të familjarëve, të cilët po ashtu kanë pohuar se nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të miturin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  Familja në hall me djalin përdorues të narkotikëve, babai e çon në Polici