Ministri serb i Mbrojtjes për trupat në kufi me Kosovën: Kemi një çangazhim, jo një tërheqje

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka deklaruar se më pak se 4 mijë e 500 ushtarë aktualisht janë të dislokuar në Zonën e Sigurisë Tokësore, përgjatë kufirit me Kosovën.

“Ne kemi një çangazhim, jo një tërheqje, të pjesëve të njësive. Ata kthehen në garnizonet e tyre, në kazermat e tyre, në aktivitetet e tyre të rregullta”.

“Dhe sigurisht, Forcat e Armatosura të Serbisë, Ministria e Mbrojtjes me Inteligjencë Ushtarake dhe Agjencia e Sigurisë Ushtarake monitorojnë gjithçka që ndodh në zonën e Kosovës”, tha ai për TV Prva.

Vuçeviq theksoi se “Serbia sipas marrëveshjeve ndërkombëtare nuk ka kufizime në numrin e njësive të vendosura në Zonën e Sigurisë Tokësore”.

Lexo edhe:  Plas sherri në shtëpinë e çiftit në Viti, burri e rrah gruan dhe ia thyen telefonin