Ujku i hidhet bujkut në traktor, bëhet apel për kujdes

Bujqit në Krushe të Madhe të Rahovecit gjatë punimit në ara kanë parë disa ujq, madje njëri nga ta është hedhur në traktor, por bujkun e ka shpëtuar kabina e traktorit.

Rastin e ka raportuar kryetari i fshatit, Selami Hoti.

Postimi plotë:

S’PO DUKET TË JETË VIT I MBARË, UJQËRIT NË VERË. TË URITUR APO TË TRAZUAR!?

Ditë më parë, kushëri im, z. Enver Hoti u ankua se gjatë lëvrimit në mes Krushës e Nagavcit, i kishin dalur ujqërit dhe njëri bile i ishte hedhur në traktor (për fat, traktorin e ka me kabinë) dhe kishte shpëtuar nga më e keqja.

Kjo është përsëritur edhe në ditët në vijim dhe si pasojë ara i ka ngelur e pa lëvruar, por Enveri ka ngelur i traumatizuar nga kjo dukuri si dhe frikësohet që mos t’a pësojnë fëmijët.

Andaj, bëni kujdes!

Lexo edhe:  Flamuri palestinez valëvitet në një restorant të njohur të Prevallës