Përfshihet nga zjarri një shtëpi në kryeqytet (VIDEO)

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, derisa kanë treguar se dyshohet që shtëpia ka qenë e pabanuar.

Ekipet e zjarrfikësve dhe Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes derisa nuk raportohet për të lënduar.

Gazeta ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës por të njëjtit ende nuk kanë kthyer ende përgjigje.

Lexo edhe:  “Si të jetojë e zeza nana”, i afërmi i dy viktimave në Pejë përlot me fjalët e ndjera për humbjen e dy anëtarëve të familjes