Vdes 60-vjeçari nga Mitrovica, e zuri traktori derisa po punonte në ara

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pirq të Mitrovicës.

Një burrë 60-vjeçar është shtypur nga traktori me të cilin po punonte dhe si pasojë e lëndimeve ai ka ndërruar jetë.

Dyshimet janë se viktima është rrëzuar fillimisht nga traktori, i cili pastaj e ka shtypur dhe si pasojë 60-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Sipas informacioneve, 60-vjeçari ka qenë duke i ujitur arat në pronën e tij dhe derisa po punonte me dy traktorë, dyshohet se njëri nga ta e a shtypur kur viktima është rrëzuar.

Burime të Sinjalit në Spitalin Rajonal të Mitrovicës tregojnë se viktima është dërguar në spital me shenja jete, por pak minuta më pas ka vdekur.

Lexo edhe:  Mitrovicasi që largoi flamurin serb: Do t’ua largojë për ditë serbëve flamurin, rrafsh me bager e bëj