Një shtëpi kaplohet nga zjarri në Prishtinë (VIDEO)

Faqja “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë” ka publikuar një video në Facebook ku shihet se një shtëpi është kapluar nga zjarri.

Sipas kësaj faqe, shtëpia gjendet në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Po ashtu, u bë e ditur se shtëpia nuk është e banuar, teksa Policia e Kosovës së bashku me zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar zjarrin.

02 Press do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

Më poshtë mund ta gjeni videon e publikuar nga ajo faqe:

Lexo edhe:  Nuk ia pranoi 2 euron false, shoferi godet me veturë punëtorin e pompës së benzinës