Ky është 60-vjeçari që humbi jetën duke punuar në ara pasi u shkel nga traktori me të cilin po punonte

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Pirq të Mitrovicës, ku një person ka humbur jetën pasi është shkelur nga traktori me të cilin po punonte, për çka raportoi më herët 02 Press.

Burime të Sinjali bëjnë me dije se dyshimet janë se viktima është rrëzuar fillimisht nga traktori, i cili pastaj e ka shtypur dhe si pasojë 60-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Sipas informacioneve, 60-vjeçari ka qenë duke i ujitur arat në pronën e tij dhe derisa po punonte me dy traktorë, dyshohet se njëri nga ta e a shtypur kur viktima është rrëzuar.

Sinjali mëson se viktima është Jahja Kalludra, 60-vjeçar.

Burime të Sinjalit në Spitalin Rajonal të Mitrovicës tregojnë se viktima është dërguar në spital me shenja jete, por pak minuta më pas ka vdekur.

Lexo edhe:  Ferizaj: Arrestohet një burrë, dyshohet se dhunoi një 26-vjeçare në motel