Vrasja në Prishtinë, Policia jep detaje

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në lagjen Kolovica të Prishtinës.

Viktima është mashkull me inicialet F.B.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast.

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë të Prishtinës, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri. Viktima e këtij rasti F.B. mashkull, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha për Insajderin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lexo edhe:  Burri i Presidentes, Prindon Sadriu emërohet drejtor për NATO në Qeverinë e Kosovës