Aksident i rëndë në Drenas, rrokulliset vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë te “Kroni i Mbretit”, konkretisht në Korroticë të Epërme.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku njëra ka përfunduar e rrokullisu jashtë rrugës.

Ende nuk dihet se a ka persona të lënduar nga ky aksident.

Ndërkohë, teve1.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës, derisa të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Lexo edhe:  Sot ka mbushur 67 vjet një nga ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Jonuzi