Pas Krenar Shalës edhe një përson tjetër i ofendon mësuesit në studio televizive: Gjysma janë analfabetë
Mbrëmë analisti Krenar Shala ka thënë se arsimtarët po kërkojnë rritje rroge edhe pse sipas tij ata gjysën e klasës e qesin analfabeta.
Pas tij edhe Dibran Hoxha nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka dhënë një deklaratë të njejtë duke ofenduar mësimdhënësit.
Gjatë këtij debati mes tyre, Hoxha u shpreh se “gjysma e mësimdhënësve janë analfabet” duke ju referuar edhe testit të PISA-s.
Analisti Shala iu “qepon” mësuesve: Lypin rritje rroge a gjysmën e klasës e qesin analfabeta
Atij iu kundërpërgjigj, Kushaj duke e pyetur se “çfarë din ti për PISA?”, “A e din çfarë pyetje ka testi?”.
Tutje, Kushaj duke folur për cilësinë jo të mirë në arsim, tha se kjo mund të jetë edhe për shkak se nxënësit ka mundësi që nuk i kanë pasur “babën dhe gjyshin nuk e kanë pasur aq të mençur”.
Atij ju drejtua me pyetje, Hoxha duke i thënë se pse ai apo ata nxënës nuk e kanë “mësimdhënësin e mençur”.
Hoxha, deklaroi se të gjithë sektorët meritojnë paga më të dinjitetshme, por sipas tij sidomos Sindikata e Arsimit, duhet të japë edhe përgjegjësi.
“Të gjithë sektori në Kosovë, meritojnë paga më të dinjitetshme edhe SBAShKU, problemi i sindikatës se këta nuk pranojnë kurrfarë përgjegjësie, edhe PISA-n e relativizojnë”, ka thënë Hoxha nga organizata ORCA në Debat Plus.
Më pas, përsëri filluan të përplasen me përfaqësuesin e SBASHK-ut, në lidhje me testimin e mësimdhënësve:
“Hoxha: Këta nuk pranojnë me u testu.
Kushaj: Kush duhet me na testu?
Hoxha: Nuk duhet teste të avancuara duhet vetëm shkrim dhe lexim
Kushaj: Kush ta bëjë vlerëismin mi thuaj dhjetë emra. Nuk mund të manipulosh”.
Debati është duke u zhvilluar në lidhje me grevat e fundit në arsim dhe për cilësinë në shkollat publike të Kosovës.