I plagosuri në Prishtinë është nga familja e njohur si ‘Capat’ – krejt çka dihet për tentim vrasjen

Incidentit që ndodhi sot në Prishtinë, ku mbeti i plagosur një person dyshohet se i parapriu një konflikt verbal mes të dyshuarve dhe viktimës. Ky i fundit u sulmua dhe u qëllua me armë zjarri nga të dyshuarit, të cilët akoma nuk janë identifikuar. Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka njoftuar se tashmë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plagosjes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi sot ekskluzivisht se personi që u plagos me armë zjarri është Pajtim Gashi, i cili dyshohet se fillimisht është sulmuar në kokë e pastaj është qëlluar me armë në këmbë.

Gashi – sipas sinjalizuesve të Sinjalit është anëtar i familjes së njohur si “Capat”.

Personat e dyshuar që janë përfshirë në këtë rast janë arratisur nga vendi i ngjarjes me një veturë të tipit ‘BMW’ e kuqe.

Në vendin ku ndodhi rasti, zyrtarët policorë kanë gjetur rreth 5 gëzhoja, që dyshohet se janë të armës që u përdor.

 

Lexo edhe:  Zbulohet identiteti i të dyshuarit për dhunimin ndaj 15-vjeçares në Prizren