Molliqaj përkrah komunitetin LGBT: Dashuria duhet mbrohet me çdo kusht

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se qëndrojnë në solidaritet dhe mbështetje të komunitetit LGBTQI+.

Përmes një postimi në Facebook pas paradës së mbajtur në Prishtinë, Molliqaj ka thënë se beteja për gjithëpërfshirje në shoqëri, pavarësisht identitetit gjinor e orientimit seksual, është garanci për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

“Mesazhi është i qartë; dashuria duhet të mbrohet me çdo kusht. Ajo ka nevojë të shprehet në formën e saj më universale, dashuri për tjetrin bash ashtu qysh është. Ne qëndrojmë në solidaritet dhe mbështetje të komunitetit LGBTQI+. Beteja për gjithëpërfshirje në shoqëri, pavarësisht identitetit gjinor e orientimit seksual, është garanci për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo edhe:  Lirohet kirurgu që dyshohet se sulmoi fizikisht kolegun e tij në Spitalin e Gjilanit, ky është vendimi i Gjykatës