Policia bllokon rrugën në drejtim të Veriut!

Në këto momente është vendosur një patrull policore në rrugën e cila të shpie në pjesën Veriore të Mitrovicës, për të ndaluar qarkullimin e veturave në atë pjesë.

02 Press merr vesh se ky veprim policor po bëhet me qëllim të ruajtjes së sigurisë së qytetarëve ngaqë ka shëmbje të dheut në rrugë.

02 Press mëson se një sasi e konsiderueshme e dheut ka rrëshqitur tek vendi i njohur si Dudi Kerrsh, çka po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve në atë pjesë.

Patrulla policore ka bllokuar shiritin e rrugës i cili të çon në Veri, në dalje të fshatit Shipkovc të Mitrovicës.

Lexo edhe:  Vajza nën ndikim të narkotikëve sulmon fizikisht prindërit e saj