Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale që pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius. Pasdite në disa lokacione, kryesisht në veriperëndim të vendit mund të ketë zhvillim të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Lokalisht edhe në ndonjë rajon tjetër kodrinoro-malor.

Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, madje në zonat më të nxehta mund të kapin shifren 40.

Edhe në Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite në disa zona kodrinore-malore mund të ketë zhvillim të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën shumë nxehtë. Temperatura në Kosovë deri në 38 gradë Celsius e në rajon deri në 40 gradë Celsius. Mund të ndodhë ndonjë zhvillim vetëm në disa zona kodrinore-malore.

Të dielën ulje kryesisht të lehta të temperaturave. Ulja e temperaturave do të jetë paksa më e theksuar në zonat kontinentale e sidomos në vise kodrinore-malore në Kosovë. Nga e hëna përsëri shumë nxehtë. Kulminacioni i të nxehtit afrikan do të jetë të martën dhe të mërkurën. Ka gjasa që të mërkurën temperatura në Kosovë të arrijë deri në 40 gradë Celsius./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Spahiu: Ka shumë mundësi për luftë në Kosovë, mund të na bëjnë përshesh