Qytetari nga Prishtina: Mërgimtarët kur po vijnë këtu po lëshohen krejt, sallamadi – thonë “hajt se këtu në Kosovë”

“Bajn hajgare me neve”, kështu u shpreh një mërgimtar i ri kur u pyet se çka i pengon kur vjen në Kosovë, ndërsa dikush u ankua edhe për papastërti.

Në anën tjetër, edhe qytetarët që jetojnë në Kosovë ankohen për mërgimtarët.

“Ata lshohen krejt kur vijnë këtu, sallamadi. I bojnë do gabime, hajt se ktu në Kosovë”, tha një qytetar, derisa shtoi se ka parë një person me tabela të Gjermanisë duke hedhur nga xhami i veturës së tij një taketuke përplot me cigare.

Lexo edhe:  “Foshnjës mrekulli” që lindi nën rrënojat e tërmetit të tmerrshëm i ndërrohet emri, bëhet me familje të re