Hajni me maskë e armë trishton punëtorët e një marketi në Mitrovicë

Sonte rreth orës 21:30,  ka ndodhur një grabitje në një market në rrugën “Rifat Vidishiqi” në Mitrovicë.

Sipas Policisë, një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga marketi dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, tha Avni Zahiti nga Policia.

Lexo edhe:  Lajmi i hidhur për familjen Kajtazi nga Skenderaj, u vdes familjari