Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me i ftohtë në mëngjes e reshje shiu në mbrëmje. Pas ngrica lokale të mëngjesit gjatë ditës më ngrohtë, por pritet të ketë shtim të konsiderueshëm të vranësirave që do të sjellin edhe reshje e rrebeshe shiu sidomos vonë pasdite dhe ne mbrëmje e gjatë natës. Temperaturat nga -2 ajo minimale deri në 15 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet mot i ndryshueshëm, me ngrica të lehta në mëngjes e shtim të vranësirave gjatë ditës. Reshje e rrebeshe shiu fillojnë në Shqipëri dhe shtrihen gradualisht në viset tjera.

Reshje më intensive në Shqipëri ku lokalisht do të ketë edhe vetëtima dhe bubullimë.

E Mërkura sjellë përmirësim të përkohshëm të motit dhe rritje të temperaturave, por rrebeshet lokale të shiut mbesin prezente në veri të Shqipërisë, Mal të Zi dhe rrallë në ndonjë rajon në Dukagjin të Kosovës. Gjatë natës rrebeshe intensive përfshijnë Shqipërinë e deri në mëngjes arrijnë edhe në Kosovë.

Nga e enjta përmirësim i motit dhe fillon tranzicioni i ngadalshëm por i sigurtë drejt temperaturave verore që në fundjavë do të arrijnë deri në 25 në Kosovë e 30 në Shqipëri./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Dy vëllezër shkojnë t’ia kërkojnë paratë e borxhit një burri në Komoran, 46-vjeçari ia resh armës që t’i frikësojë