Lajm i hidhur: Vdes laboranti i njohur nga Mitrovica-babai i drejtorit komunal

Në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë Rexhep Tërnava nga qyteti i Mitrovicës.

I ndjeri ishte ndër laborantët më të njohur dhe më profesionist në rrethinën e Mitrovicës, shkruan Jepi zë.

Pas një sëmundje të gjatë ai ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit ndërsa lajmin e ka dhënë drejtori i urbanizmit në Komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava, i cili është edhe biri i të ndjerit.

Postimi i plotë:

Inna lillahi wa inna ilayhi raji’un

Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi.
Ju njoftoj se ndërroj jetë babai ynë i dashur Rexhep Tërnava sotë në ora 04:30 në moshën 65 vjeqare pas një sëmundje të rëndë.E lus Allahun që n’kët muaj të Rahmetit t’ia dhuroj vendin më të mirë në Xhenet. Allahume Amin!
Për kohën e varrimit do të ju Informojmë!

Lexo edhe:  Lajm i rëndë: Vdes në moshë mjaft të re Hekuran Tafaj