Policia e Kosovës i prezanton dronët që i mori donacion nga ShBA-ja

Policia e Kosovës ka marrë sot donacion 6 dronë nga SHBA-të, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës 1 dron.

Në një komunikatë për media, PK ka prezantuar dronët që i ka marrë donacion.

“Me datën 11 tetor 2023, përmes konferencës zyrtare nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha,  ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Jeffrey Hovenier dhe kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj, u nënshkrua pranim-dorëzimi i donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe IPK-në, projekt/donacion i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së  Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.”

“Realizimi i këtij projekti do të ndikojë në mënyrë pozitive në luftimin e të gjitha akteve kriminale, do të ndihmojë drejtpërsëdrejti në kryerjen e aktiviteteve policore në terren si dhe do të rrisë efikasitetin e punës policore në shumë fushëveprime.”

Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj PK-së.

Lexo edhe:  VV abstenoi Rezolutën për Policinë, Musliu: Kosova kurrë s’ka pasë Qeveri më mashtruese se kjo e Albin Kurtit