Lirohet nga QKUK-ja serbi i plagosur gjatë sulmit terrorist në Banjskë

Është liruar nga trajtimi mjekësor në QKUK, serbi V.T. i plagosur gjatë sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Burime të tëvë1 kanë bërë të ditur se në këto momente V.T. është duke u liruar nga Klinika e Ortopedisë në QKUK ku po trajtohej.

V.T. ishte sjellë në QKUK për trajtim pas plagëve të marra më 24 shtator në veri të Kosovës, ku një grup i armatosur i qytetarëve serbë i kishin sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke e lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku dhe plagosur tre pjesëtarë tjerë të Policisë së Kosovës.

Gjykata Themelore Prishtinë i ka caktuar masën paraburgimit pas seancës dëgjimore e cila u mbajt në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

V.T. me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndodhet në paraburgim prej një muaji dhe dyshohet për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 126 i KPKS-së, si dhe kryerja e veprave terroriste nga neni 129 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe:  Aksident i trefishtë në Pejë, dyshohet për të lënduar