E tmerrshme: Gruaja shtatzënë dyshohet se u qëllua me 2 plumba në kokë në oborrin e QKUK-së

I dyshuari për vrasjen e ndodhur para Klinikës së Gjinekologjisë dyshohet se është ish-burri i viktimës.

Siç mëson Klankosova.tv, viktima është qëlluar me dy plumba në kokë ndërsa dorasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Se një grua 35-vjeçare është vrarë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”, është shprehur Ahmeti

Lexo edhe:  Dy cisterna me ujë të pijshëm u dërguan në Skenderaj e Mitrovicë