“Kurti është rrenc, është një hap afër Asociacionit”

Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur Kryeministrin e Kosovës ‘’Rrenc’’.

Sipas Kuçit, Kurti iu ka rënë fjalëve të tij pas, pasi që ka pranuar çdo marrëveshje me veprimet e tij por ka refuzuar që ta pranojë me fjalë.

Ajo ka renditur marrëveshjet të cilat Kurti sipas saj, i ka refuzuar me fjalë por i ka praktikuar në përditshmëri.

Postimi i plotë:

Prill 2022: Reciprocitet në targa. Eliminohen targat ilegale. Kosova sovrane!

Rezultati: Marrëveshja legalizoj targat KM në veri. Targat KM nuk prodhohen / lëshohen nga Kosova, por ato u pranuan me marrëveshje nga Kurti.

Qershor 2022: Marrëveshja për Energjinë: Po kthehet inkasimi, po ndalohet vjedhja e rrymës, era shtet sovran!

Rezultati: Distribuimin i jipet një kompanie që është pronë e një ndërmarrjeje publike të Serbisë dhe veriu trajtohet veçantë nga pjesa tjetër e Kosovës sepse atje po tash lejohet çmimore tjetër e energjisë.

Gusht 2022: Kosova nuk mund të marrë vendime që e vënë në pikëpyetje pavarësinë e shtetit të saj.

Rezultati do të jetë kompromisi i rradhës që nuk sjell marrëveshje përfundimtare, nuk ka paqe të përhershme në mes të dy vendeve, nuk ka njohje reciproke dhe është një hap më afër Asociacionit autonom. Fjalët se thojnë, veprimet po. E kur veprimet legjitimojnë, fjalët të qesin rrenc.

Lexo edhe:  E tmerrshme: 40-vjeçari në Prishtinë e rrah deri në alivanosje shoqen e tij, e nxjerr nga vetura dhe ikë