Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe ditëve tjera

Sot parashihet të kemi mot mjaft jo-stabil.

Përpos intervaleve kohore me diell parashihen zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut që do të kushtëzojnë reshje shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive ku nuk përjashtohet mundësia që të ketë breshër dhe bubullima masive. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot mjaft i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të shtrëngatave të fuqishme lokale. Vetëm në viset bregdetare rrebeshet pritet të jenë më të pakta dhe më të rralla.

Mot i paqëndrueshëm parashihet të mbajë edhe ditëve të ardhshme. Priten intervale kohore me diell dhe zhvillime të shtrëngatave lokale me bubullima në tërë rajonin ku lokalisht do të ketë rrebeshe intensive shiu sidomos në viset kontinentale të tërë rajonit tonë. Temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta për shkak të pranisë së rrebesheve të shpeshta të shiut dhe vranësirave./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Ngritet aktakuzë ndaj ish-policit serb, dyshohet se dhunoi një kosovar gjatë luftës