Bedri Krasniqi rrëfen konfliktin fizik në Mitrovicë mes Agron Sylejmanit dhe Bekim Shytit: “U nxorën armët, unë ia kam kapur armën”

Javën e kaluar ka vazhduar gjykimi i Bedri Krasniqit e Alban Dezdarit të akuzuar për vrasjen e një polici të Kosovës dhe një polici të UNMIK-ut, vrasje e cila ka ndodhur më 23.3.2004në Podujevë. Në këtë seancë Alban Dezdari ka parashtruar pyetje për të akuzuarin tjetër, Bedri Krasniqi. Njëra nga pyetjet ishte për një koflikt fizik në Mitrovicë të ndodhur rreth rreth 20 vite më parë, raporton Veriu.info

Në pyetjen e të akuzuarin Alban Dizdari, se masi jena kthy në Mitrovicë a kena pas telashe, i akuzuar Bedri Krasniqi ka përmendur një konflikt fizik me Agron Sylejmanit dhe Bekim Shytit.

“Pasi që jena kthy në Mitrovicë në mes të Bekim Shytit dhe Agron Sylejmanit ka ndodh një konflikt, së pari verbal, atëherë ka qenë edhe fizik. Unë kam qenë diku 7-8 metra apo 10 larg me grupin tim, kur kanë fillu shokët e të dyve me u largu sepse u nxorën armët, unë kam ndërhy dhe ia kam kapur armën Agron Sylejmanit, pistoletën dhe i kam ndal. Pasi që Agron Sylejmani dhe Bekim Shyti kanë qenë shokë më herët, edhe Qerim Kelmendi ka qenë shok me ta, me të dytë, ka ardhë Qerim Kelmendi me i pajt. Aty më kanë thirr edhe mu. Qerim Kelmendi ka qenë me bashkëshorten dhe me Albanin. Por nuk ka ndodh pajtimi, Agron Sylejmani ka qenë i ashpër edhe me Qerim Kelmendin. Aty jena shpërnda, unë kam shku me njerëzit e mi për Pejë, Qerim kelmendi me Albanin dhe grun e vet edhe këta sigurisht ndoshta për Pejë kanë shku se nuk e di ku kanë shku prej aty”, ka thënë Bedri Krasniqi në seancën gjyqësore të mbajtur javën e kaluar.

Lexo edhe:  Nëna e nxënëses rrah mësuesen në prani të fëmijëve në Prishtinë

VIDEO