“E jemja ki me qenë, ose me qejf ose me zor”, kosovari kapet me të dashurën, tenton t’i futet në banesë me zor

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës që përjetojnë kryesisht nga partnerët e tyre. Kjo dukuri shqetësuese ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit dhe kjo dëshmohet çdo ditë me numrin e rasteve të tilla që denoncohen në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Fushë Kosovë, ku një 41-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj të dashurës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer për atë që ndodhi te banesa e saj, ku i dyshuari i kishte shkuar dhe ka tentuar të futet pa lejen e saj.

Aty situata dyshohet se ka eskaluar, pasi i dyshuari është kapur me të dashurën, të cilën e ka paralajmëruar se nëse nuk e vazhdojnë lidhjen me dëshirë, ai do të mbajë me zor.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  “Na kërkoi ta mbyllim grevën” – si iu është kundërpërgjigjur Jasharaj, Besnik Bislimit