Publikohen mesazhet e viber-it të Agim Bahtirit ku u kërcënua, kjo ishte biseda me personin që denoncoi

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka denoncuar sot në Polici një rast të cilin ai po e konsideron si kanosje.

Lidhur me këtë rast Bahtiri nuk ka pranuar të flasë. Për KALLXO.com ai ka thënë se rastin e ka Policia.

E Policia e Mitrovicës ka njoftuar se ka iniciuar një rast kanosje.

Burime të KALLXO.com thonë se kanosje Bahtiri po e konsideron një komunikim me Saim Xhafën përmes “Viber”-it.

Xhafa ka thënë se nuk e ka kanosur Bahtirin, dhe nuk e mohon që i ka shkruar në “Viber”.

Ky është komunikimi në “Viber”, të cilin Agim Bahtiri po e konsideron si kanosje.

Lexo edhe:  Publikohet lista e vendbanimeve që nuk do të kenë rrymë nesër