Parashikimi i motit për diten e diel dhe ditët në vazhdim

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.

Temperaturat maksimale në shumicën e territorit pritet të lëvizin nga 34 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale në shumë vise do të arrijnë mbi 35 gradë Celsius, ndërsa në zonat më nxehta ato mund të prekin shifrën 40 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm na pret edhe ditëve të ardhshme, pra me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe po ashtu do të ketë rritje të temperaturave minimale ose të natës dhe mëngjesit. Rekomandohet kujdes shumë i madh gjatë orëve të mesdites, ngase personat e ndjeshëm mund të pësojnë goditje diellore dhe dehidrim.

Të martën pasdite ose mbrëmje dhe të enjten në disa vise në Kosovë dhe Maqedoni mund të ndodhë ndonjë zhvillim i rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë të koncentruara në zona kryesisht kodrinore-malore./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Tronditëse: 11-vjeçarja u dhunua e u keqtrajtua seksualisht nga mëngjesi deri në mbrëmje, prej një hoteli në tjetrin gjashtë të dyshuarit abuzuan me të