24-vjeçarja në Prishtinë denoncon burrin në Polici, ankohet se e sulmoi fizikisht

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë.

Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Në Polici kanë përfunduar edhe një çift nga Prishtina, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur gjatë kohës që çifti ishin në banesën e tyre në rrugën ‘Hasi’, ku pas një konflikti verbal, 27-vjeçari dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike ndaj viktimës, duke e goditur atë me shuplakë.

24-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici dhe e njëjta nuk ka pranuar që të marrë tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti do të hetohet në liri.

Lexo edhe:  Ekskluzive: Armend Muja shkarkohet nga Kolegji Riinvest, dështoi ta akreditonte