Arrestohet një person, kërcënoi familjarët e tij

Policia e Kosovës në Lipjan ka arrestuar një person të dyshuar pasi që i njëjti në vazhdimësi kishte kërcënuar anëtaret e familjes së tij.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, ngjarja ka ndodhur më datën 08.12.2022 rreth orës 20:00 në Lipjan, raporton Zeri.info

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se në vazhdimësi kishte kanosur anëtaret e familjes së tij. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Lushtaku i pakënaqur me ndarjen e buxhetit për Skenderajn: Edhe Serbia kështu na ka trajtu