Thyhet vetura e punonjëses së MPB-së në Prishtinë, hajnat ia vjedhin çantën me gjësende personale

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund.

Shumë shpesh janë denoncuar raste kur automjetet janë gjetur të thyera, prej ku hajnat kanë vjedhur para e gjësendet me vlerë që i kanë gjetur, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku dikush ka thyer xhamin e një veture dhe ka arritur të vjedhë një çantë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimë është një punonjëse e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila e ka denoncuar rastin në Polici.

Bazuar në dëshminë e saj, të dyshuarit kanë marrë një çantë brenda së cilës ndodheshin dokumentet personale, para të gatshme, si dhe gjësende të tjera.

Si rezultat i raportimit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Lexo edhe:  E la mërgimin për UÇK-në, zyrtari policor pensionohet në praninë e William Walkerit