Vushtrri: Burrë e grua kapen pas zënkës në parkingun e një marketi, përfundojnë në Polici

Foto ilustruese

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur.

Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Vushtrri.

Këtë herë, një burrë e një grua përfunduan në Polici pasi u kapën me njëri – tjetrin në parkingun e një marketi.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjithçka nisi pas një zënke në të cilën u përfshinë çifti dhe eskaloi më pas, për çka nevojitej ndërhyrja e Policisë.

Dy palët u shoqëruan në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me incidentin që ndodhi mes tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj burrit të dyshuar është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”.

Lexo edhe:  Zbulohet se çka tha Besnik Bislimi derisa po ‘sumohej’ nga PSD-ja