Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, 14 persona bëhen për spital

14 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të përfshira në këtë aksident kanë qenë katër vetura dhe janë lënduar 14 persona mes tyre 7 burra dhe 7 gra.

Raporti i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rruga Prishtinë-Gjilan 15.08.2023-20:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.

Lexo edhe:  Gruaja që u godit nga treni ka pësuar lëndime të rënda, po trajtohet në emergjencë