Gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë në Lipjan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje pasdite në Lipjan, ku një person është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se i ndjeri ishte shtetas i Shqipërisë.

Raportohet se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në ambientin e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Prokuroria: Akil Gjakova është recidivist, ka gënjyer Policinë, mund të arratiset