Pamje nga varrimi i 22-vjeçarit që u vra mbrëmë në Podujevë

Ka nisur ceremonia e varrimit të 22-vjeçarit që u ther për vdekje mbrëmë në Podujevë, si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.

Ekipi i t7 po qëndron në vendin e ngjarjes dhe sjellë pamje.

Në videon mëposhtë shihet se afër varrezave në fshatin Sibofc i Epërm ka edhe ekipe të Policisë së Kosovës.

Rasti i vrasjes së 22-vjeçarit u bë i njohur sot nga raporti i policisë.

“VRASJE E RËNDË/Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Lexo edhe:  Shfaqen pamjet e aktit makabër, nëna e Marigona Osmanit del nga salla e gjykimit: S’mundem me i pa