Gjendet i vdekur një person në parkingun e një qendre tregtare, konfirmon Policia e Kosovës

Një person është gjetur pa shenja jete sot në parkingun e një qendre tregtare në Pejë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:50 policia është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Pejë, në parkingun e një qendre tregtare është një person i shtrirë. Policia dhe emergjenca e QMF-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës”, konfirmoi ai.

Lexo edhe:  Një ditë më parë u raportua se Serbia çoi afër kufirit me Kosovën ushtrinë e policinë