Obiliq, arrestohet një person pasi ka droguar dy të tjerë

Është arrestuar një person në Obiliq pasi u ka dhënë substanca narkotike dy personave tjerë.

Këta të fundit janë dërguar për trajtim në QKUK.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Obiliq 06.07.2023-15:23. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, u ka dhënë substanca narkotike dy personave tjerë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore, dy personat tjerë janë dërguar në QKUK , ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, raporti i plotë i policisë.

Lexo edhe:  Shqipëri: Pacienti hidhet nga kati i katërt i spitalit