Kryeministri Kurti e konfirmon: Një polic i Kosovës është vrarë në fshatin Banjska të Leposaviqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar raportimet se sot rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.

Kurti përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, i vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitar.

“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve”, shkruan Kurti.

Lexo edhe:  Dhunohet seksualisht një grua në një motel në Ferizaj, i dyshuari po e mbante me zor në lidhje që 4 vjet